Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryeprokurorja SHKUND institucionin e ELBASANIT: Duhet të hetoni personat me precedent KRIMINALE

Shkruar nga Newsbomb

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka shkuar në Porkurorinë e Elbasanit për analizën vjetore të institucionit të akuzës, raporton newsbomb.al.

“Prokuroret ne bashkepunim me policine e shtetit duhet te bejne analiza te perbashketa ne lidhje me ceshtjet e pezulluara, te identifikojne pikat e dobeta te tyre, veprimet qe mund te cojne ne identifikimin e autoreve dhe te rifillojne hetimet duke shtuar kapacitetet profesionale ne funksion te zbulimit dhe ndeshkimit te autoreve. Elbasani rezulton pike e nxehte e grupeve kriminale tashme te sofistikuar, moderuar dhe prezente ne jeten publike te qytetit duke investuar ne tregun privat dhe punet publike” mësohet të ketë thënë kryeprokurorja e përkohshme. Por ndërkohë, e ka vënë theksin pikërisht te një “patate e nxehtë” e paprekur në qytetin e Elbasanit.

Marku ka kërkuar hetim të personave me precedentë kriminalë. “Nuk mund të lihen në harresë dhe individët që kanë precedent kriminalë”, mësohet të ketë thënë kryeprokurorja.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu