Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe bashkëshortes, u refuzohet viza e SHBA, zbulohen dhe emrat e tjerë të drejtësisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla dhe bashkëshortes së tij Djana Llalla i është refuzuar viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eshtë gazetari Bledi Mane që ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale lajmin e refuzimit të vizës amerikane nga autoritetet e zyrës konsullore.

Së bashku me prokurorin e përgjithshëm janë sipas Manes, edhe tre zyrtarë të tjerë që u është refuzuar viza:

Arjana Fullani, gjykatëse pranë Gjykatës së Lartë dhe bashkëshorti i saj Adrian Fullani, ish-guvernatori i burgosur i Bankës së Shqipërisë.

Petrit Fusha, kryeprokurori i rrethit gjyqësor Tiranë.

Agron Gjana,kryeprokurori i rrethit gjyqësor Durrës.

Postimi i Bledi Manes në Facebook:

Zbulohen disa emra prokuroresh dhe gjyqtaresh te cilet ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane i ka renditur ne Listen e Zezë te personave non grata. Pasi ka marre edhe dakortesine e Departamentit te Shtetit ne Washington, zyra konsullore amerikane ua ka komunikuar kete vendim “viktimave te drejtesise shqiptare”. Ne territorin e Shteteve te Bashkuara nuk mund te hyje kryeprokurori Adriatik Llalla si person i padeshirueshem i cili ne krye te organit te akuzes nuk luftoi por thelloi me teper hendekun e korrupsionit dhe krimit te organizuar. Bashke me Adriatikun i eshte ndaluar hyrja edhe bashkeshortes se tij Djana Llalla e cila gjate muajit tetor genjeu autoritetet amerikane duke fshehur shtatezanine se saj, me shpresen per te lindur femijen e trete ne Amerike ku merret nenshtetesia menjehere.

Lista e zeze permban edhe emrat e :

Arjana Fullani, gjykatese prane Gjykates se Larte dhe bashkeshorti i saj Adrian Fullani, ish guvernatori i burgosur i Bankes se Shqiperise.

Petrit Fusha, kryeprokurori i rrethit gjyqesor Tirane

Agron Gjana,kryeprokurori i rrethit gjyqesor Durres.

Zyra e shtypit prane Prokurorisë se Pergjithshme duhet te tregohet transparente e te publikoje te gjithe emrat e prokurorëve te Listes se Zeze!

Më shumë

spot_img
spot_img