Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryeprokurori Olsian Çela: Qarku Gjirokastër në vend të parë për kriminalitetin, Berati me përqindjen më të ulët

Shkruar nga Newsbomb
Kryeprokurori Olsian Çela: Qarku Gjirokastër në vend të

Kryeprokurori Olsian Çela është duke raportuar në Kuvend për punën e institucionit që drejton, në lidhje me kriminalitetin, veprat penale, numrin e procedimeve, etj. Në fjalën e tij, Çela tha se Qarku i Gjirokastrës kishte përqindjen më të lartë të kriminalitetit, për 100,000 banorë.

"Numrin më të madh të procedimeve e ka të regjistruar Prokuroria e Tiranës, e cila ka në total 33.88% të numrit të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi. Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100,000 banorë e ka Qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë Qarku Gjirokastër.

Përsa i përket tendencës, rritjen më të lartë e ka Qarku Shkodër me 10.64% rritje, ndërsa Qarku Berat i cili ka koefiçent të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, rezulton me një ulje prej 25% në krahasim me një vit më parë", u shpreh ai.

Kryeprokurori i Përgjithshëm ka bërë dhe një paraqitje të veprave penale me numrin më të lartë të procedimeve, të regjistruara, duke i krahasuar ato me vitin e mëparshëm.

"Ndër veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara, evidentohen se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara, me gati 30%, por me një ulje 7.53% krahasuar me vitin 2021.

Veprat penale të vjedhjes së pasurisë përbëjnë 26% të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistrua, me një ulje prej 14.87% krahasuar me një vit më parë.

Veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes përbëjnë 6%, me një rritje prej gati 5% në krahasim me vitin 2021.

Veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës përbëjnë gati 5% të numrit total të çështjeve dhe rezultojnë me një ulje 33.6% krahasuar me një vit më parë", u shpreh Olsian Çela, kryeprokuror i përgjithshëm i Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese