Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Kryeprokurori Olsian Çela kërkesë ILD-së: Të hetohen dy prokuroret e Dibrës, Belina Zeneli dhe Xhoana Mehmetaj (ARSYET)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që të nis hetimet për dy vartëse të tij, prokuroren Belina Zeneli dhe Xhoana Mehmetaj.

Sipas Çelës, nga veprimet që ai ka kryer, ka konstatuar se dy prokuroret që aktualisht ushtrojnë detyrën në Prokurorinë e Dibrës, kanë zvarritur proceset gjyqësore që kanë pasur në shqyrtim. Prokurorja Belina Zeneli është një prej magjistrateve që ka hetuar Dosjen 184, për shitblerjen e votave në Dibër në zgjedhjet e vitit 2017.

Gjithashtu, kryeprokuori në kërkesën e tij për hetimin e e dy vartseve, thotë se ato kanë shkelur Kodin e Procedurës Penale dhe kanë bërë shkelje individuale gjatë ushtrimit të detyrës.

Nuk dihet specifikisht se për cilat raste janë bërë këto konstatime nga Kreu i organit të akuzës, por ai ka kërkuar që veç dy vartsese të sipërpërmendura, pjesë e inspektimit të ILD-së të jetë dhe prokurori tjetër i Dibrës Rifat Kojku.

“Të hetohet sesi kanë ushtruar kompetencat” ka kërkuar Çela nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli kanë qenë pikërisht prokurorët që kanë drejtuar hetimet për dosjen e bujshme të shit-blerjes së votave në Dibër, e quajtur Dosja 184.

“Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela bazuar në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, në datën 21.05.2021 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës për prokuroren Belina Zeneli dhe prokuroren Xhoana Mehmetaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër pasi janë konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale.

Pjesë e këtij inspektimi kërkohet të jetë dhe veprimtaria drejtuese e drejtuesit të prokurorisë Rifat Kojku, për mënyrën se si janë ushtruar kompetencat e dhëna nga ligji Nr 97/2016, në lidhje me masat e marra nga ana e tij, për të parandaluar situatën e krijuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Prokurori i Përgjithshëm mbështet të gjitha nismat që kontribuojnë në mirëfunksionimin e shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet, duke synuar rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë gjatë ushtrimit të detyrës dhe zhdukjen e kulturës së pandëshkueshmërisë brenda institucioneve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më shumë

spot_img
spot_img