Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryeprokurori Çela e quajti Elbasanin ‘fushë-luftë’ të bandave, shefi Policisë Kriminale Tonin Vocaj: Kemi zbardhur 5 vrasje, kemi indicje për hetime të tjera

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Kryeprokurori Çela - Shefi Policise Vocaj

Shefi i Policisë Kriminale Tonin Vocaj është shprehur mbrëmjen e djeshme se në Elbasan me ndihmën e proklurorisë atje janë zbardhur 5 vrasjet që kanë ndodhur së fundmi, ndërsa shtoi se ka indicje për hetime të tjera.

“Nuk mund të bëj komente mbi komentet e prokurorëve. Ajo që mund tju them është se në territorin e Elbasanit kanë ndodhur 5 vrasje të cilat janë zbardhur të pesta. Jemi duke kryer hetime të plota dhe të gjithanshme për të gjithë veprimtarinë kriminale në Elbasan. Kemi dokumentuar dhe kemi arrestuar disa autorë të rëndësishëm për ngjarjet. Hetimet nën drejtimin e shkëlqyer të prokurorisë së Elbasanit kanë indicie dhe elementë  provash që  këto hetime do të përparojnë edhe në ditët në vijim”, tha Vocaj në emisionin Opinion.

Nddërkohë, pak ditë më parë nisur nga ngjarjet e rënda kriminale që tronditën Elbasanin, kryeprokurori Olsian Çela tha se ky qytet është kthyer në fushë-luftë mes bandave. Ai u bëri thirrje institucioneve të tjera në nivel qendror të përfshihen në luftën kundër krimit në këtë qytet, duke mos lejuar që Shqipëria të kthehet në Siçilinë e viteve 70’.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.