Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Kryeprokurori Çela dhe kreu i SPAK Arben Kraja shkojnë në Hagë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe shefi i Prokurorisë Speciale Arben Kraja do të jenë sot në Hagë. Dy krerët më të lartë të akuzës në Shqipëri do të jenë në një vizitë dy ditore në Holandë, bashkë me prokurorë të tjerë.

Çela dhe Kraja do të zhvillojnë takime me drejtues të sistemit të prokurorisë në Holandë dhe Eurojust. Vizita sot dhe nesër vjen pikërisht pas zgjedhjes për herë të parë të një prokurori ndërlidhës nga Shqipëria në Eurojust.

Më 17 dhjetor 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbi bazën e propozimit të bërë nga Prokurori i Përgjithshëm, vendosi komandimin e prokurores Fatjona Memçaj në Eurojust. Prokurori ndërlidhës do t’i ushtrojë funksionet në zyrën e EUROJUST në Hagë për një periudhë prej 2 vjet e 6 muaj.

Eurojust është ngritur në vitin 2002 me një vendim të Këshillit Europian. Ai ka në përbërje të tij prokurorë, magjistratë dhe oficerë policie nga çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian si dhe prokurorët ndërlidhës nga vendet e treta ku bën pjesë edhe Shqipëria që nga  data 1 nëntor 2019, kur  hyri në fuqi Marrëveshja për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust.

Prokurorët ndërlidhës punojnë përkrah kolegëve të tyre nga vendet anëtare të BE, për të siguruar mbështetje në hetimet ndërkufitare ku përfshihet edhe vendi i tyre.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img