Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Kryeprokurori / Berisha s’përmbahet ndaj Donald Lu: Do me çdo kusht të ikë Llalla, është në konflikt interesi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ambasadorit amerikan Donald Lu lidhur me deklaratat e tij për zgjidhjen në bashkëpunim me opozitën të kryeprokurorit të ri.

Berisha tha se Lu është në konflikt të hapur interesi, pasi është akuzuar për korrupsion nga kryeprokurori në ikje Adriatik Llalla. Madje Berisha shkoi më tej duke thënë se, përderisa Donald Lu nuk i është përgjigjur akuzave, “ka diçka këtu”.

Sipas Berishës, Donald Lu është këkon me çdo kusht largimin e Adriatik Lllallës, madje është treguar i gatshëm të ofrojë emra.

Deklarata nw AbcNews:

Ambasadori Lu është në konflit të plotë interesi. Kushtetuta e Shqipërisë po merret peng nga Edi Rma, ky është një nga zhvillimet më dramatike të Shqipërisë. Druaj se do ketë pasoja mjaft dramatike. Opozita thotë që kryeprokruori të zgjidhet por të respektohet kushtetuta. Së dyti çfarë po kërkon opozita, po thotë të vijë një njeri i vettuar.

Ky ambasador bashkë me ambasadoren tjetër a nuk iu kanë thënë shqiptarëve të paktën 1500 herë në media, “veting, veting, dhe tani shkelmojnë. Nëse Edi Rama arrin të poshtërojë opozitën në këtë shkallë, unë besoj se opozita do t’i japë përgjigjen e merituar.

Zoti Lu është në konflikt interesi, ka dy probleme, Lu do që Adriatik Llalla me çdo kusht të ikë. Se Llalla e ka akuzuar për korrupsion. Lu duhet t’i përgjigjet akuzave. Ai e ka akuzuar se i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar ndërprerje hetimi për një dosje.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që kryeprokurori të akuzojë një ambasador. Ai duhet ti përgjigjej akuzave dhe të thoshte që nuk është e vërtetë. Por përderisa nuk e ka bërë ka diçka aty.

Së dyti, ai thotë jam i gatshëm të jap emra, kjo është e papranueshme. Ka bërë përpjekje, është shprehur që mund të ofrojë emra. Adriatik Llalla është i ikur nuk ka diskutim, por tani, edhe thua, që bëni me konsensus dhe nxjerr jashtë çdo lloji standarti ekspertizën pa ta kërkuar njeri.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img