Kryeprokuroja Arta Marku pret në zyrë Besim Hajdarmatajn: Ke mbështetjen time, vazhdo hetimet e nisura (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:19 22-01-2018 Kryeprokuroja Arta Marku pret në zyrë Besim Hajdarmatajn: Ke mbështetjen time, vazhdo hetimet e nisura (E PLOTË)

Prokurori i Përgjithshëm, Marku mbështet tërësisht Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kështu bën me dije zyra e shtypit të Prokurisë së Përgjithshme.

Prokurori i Përgjishthëm, Arta Marku mbështet hetimet tërësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çdo çështje e në çdo nivel, kundër krimit dhe korrupsionit.

Zonja Marku ia dha mbështetjen kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kur e priti në Prokurorinë e Përgjithshme paraditen e së hënës, 22 janar 2018.

Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku kërkon që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara.

Kryeprokurorja Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet.

Prokuroria e Përgjithshme vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet mjeku i traumës: Aldison Belulaj në gjendje kome, ka dy plagë në kokë
Surprizat e motit, ja si pritet të jetë sot mbasdite dhe nesër »
Article Logic
Execution time: 0.012588977813721
array(1) { ["section"]=> string(115) "kryeprokuroja-arta-marku-pret-ne-zyre-besim-hajdarmatajn-ke-mbeshtetjen-time-vazhdo-hetimet-e-nisura-e-plote-107486" }