Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kryepolici Ardi Veliu “QARKORE” vartësve: Shefat e Komisariateve të mos largohen nga territori, gjeni lokalet ku qëndrojnë kriminelët, Operacionalja t’i vëzhgojë

Shkruar nga Newsbomb
Kryepolici Ardi Veliu “QARKORE” vartësve: Shefat e

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka mbledhur me urgjencë dy ditë më parë në zyrën në Tiranë, drejtuesit e drejtorive vendore të Policisë dhe shefat e komisariateve. Ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin gjatë muajit të fundit, kanë qenë fokusi i këtij takimi.

Mësohet se gjatë takimit të mbajtur në Tiranë, kryepolici Ardi Veliu u ka dhënë tre urdhra vartësve të tij.

Euronews Albania ka mësuar ekskluzivisht përmbajtjen e kësaj qarkoreje të përbërë nga tre pika ku vihet re se kryepolici kërkon nga shefat e komisariateve por dhe drejtuesit e Policisë një angazhim të shtuar në territoret që mbulojnë me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale në vend.

- Shefat e komisariateve nuk do largohen nga territori para orës 22:00;

- Të listohen lokalet dhe ambientet që frekuentohen nga elementi kriminal;

- Shërbimet e forcave operacionale të mbajnë në vëzhgim elementin kriminal me prirje në fushën e krimeve ndaj jetës.

Kjo qarkore vjen në një kohë kur drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu paralajmëroi se qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit drejtues do te varet nga reagimi i strukturave që kanë në varësi përballë veprimtarisë kriminale. Veliu kërkon që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri në terren.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll