Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryepeshkopi Anastas Janullatos thotë se nuk i është shmangur fjalëve "Rusi" dhe "luftë"

Shkruar nga Newsbomb
Kryepeshkopi Anastas Janullatos thotë se nuk i është shmangur

Një teolog i njohur grek me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shprehur se kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka shmangur fjalët “Rusi” dhe “luftë”, në deklaratat e tij për pushtimin rus të Ukrainës.

Por përmes një postimi në rrjetet sociale, Janullatos ka cituar fjalimet e tij lidhur me luftën, për të treguar se nuk i ka shmangur termat e papëlqyera nga Rusia. Kujtojmë se Kremlini e ka ndaluar përdorimin e termit “luftë” duke pretenduar se në Ukrainë është duke kryer një “operacion special”.

Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë thotë se nuk iu është shmangur këtyre termave gjatë adresimeve në 13 mars dhe për Pashkë. Ai e ka quajtur pushtimin rus të Ukrainës si “luftë vëllavrasëse”.

“lutemi për ndërprerjen e menjëhershme të luftës vëllavrasëse të Rusisë në Ukrainë…”, është shprehur Janullatos duke iu përgjigjur kështu teologut grek John Chryssavgis.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll