Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kryente veprime të turpshme me të miturën, procedohet penalisht 55-vjeçari në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 55-vjeçar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një vajzë të mitur.

“Më datë 07.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin N. T., 55 vjeç, sepse në Shishtufinë dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me  një shtetase të mitur”

Gjithashtu në prangat e policisë së kryeqytetit kanë rënë dhe nëntë shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale. 

Ndërkohë, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë Tiranë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

H. L., 23 vjeç dhe L. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetet përkatëse me të cilat këta shtetas qarkullonin, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 28 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas i ka kërkuar një shumë parash ish të dashurës së tij, në menyrë që të vazhdonin lidhjen.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. A., 28 vjeç, pasi dyshohet se i ka marrë me forcë një aparat celular një shtetaseje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A. C., 29 vjeç, R. M., 60 vjeç dhe V. K., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

B. Gj., 19 vjeç,  pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar biçiklistin e mitur rreth 11 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 07.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të mitur të moshave 13 vjeç dhe 15 vjeç, sepse në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash në librarinë në pronësi të shtetases M. Sh, si dhe në rrugën “Llambi Bonata”, kanë vjedhur një shumë parash në dyqanin në pronësi të shtetasit E. M.

Më datë 07.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit E. B., 28 vjeç dhe E. B., 29 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Teodor Keko”, në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 07.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin N. T., 55 vjeç, sepse në Shishtufinë dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me  një shtetase të mitur.

Më datë 08.06.2021, shtetësja T. S., 21 vjeçe,  kallëzon se në rrugën “Hamdi Sina”, në zonën e Liqenit të “Thatë”, i kanë vjedhur mjetin të cilin e kishte në përdorim. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img