Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në autostradë, Rrugorja e Tiranës ndëshkon "Schumacherin"

Shkruar nga Newsbomb
Kryente manovra të rrezikshme në autostradë, Rrugorja e

Policia Rrugore e Tiranës ka reaguar pas videos së publikuar në rrejtet sociale ku një shtetas shfaqej duke bërë manovra të rrezikshme me mjetin e tij në autosradë.

Sipas njoftimit të unifomave blu mësohet se pas publikimit të kësaj video kanë bër të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe i kanë vendosur atij gjobën prej 40 000 lekë të reja.

Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

U konstatua duke bërë manovra të rrezikshme me automjet, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë drejtuesi.

Policia Rrugore e Tiranës, pas denoncimit në rrjete sociale, për një drejtues automjeti që kryente manovra, kanë ushtruar kontrolle dhe kanë ndaluar automjetin që shfaqej në video.

Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj, sipas paragrafit 3 të nenit 139 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese