Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryenegociatori Zef Mazi takime të rëndësishme në Poloni, zyrtarët polakë shprehin mbështetjen për integrimin e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Kryenegociatori Zef Mazi takime të rëndësishme në Poloni,

Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, Zef Mazi, ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në Poloni, ku është takuar me emra të njohur të politikës.

Ai paraqiti progresin e Shqipërisë në fushën e reformave dhe siguroi politikanët polakë se këto reforma do të vijojnë edhe më tej.

Mazi kërkoi nga Polonia mbështetjen për miratimin e kuadrit negoxiues dhe datën e uljes në tryezën e bisedimeve me BE në Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Ai tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha këkesat e ËKshillit Europian dhe është e gatshmë për hapjen e negociatave.

“Tani i takon Këshillit Evropian të bëjë detyrën e tij, të mbajë premtimin, të gjejë forca të ngrihet lart dhe te vendosë datën të ulet në tryezën e bisedimeve me Shqipërinë. Kjo kërkese e Shqipërisë, që është edhe mendim i Komisionit Evropian, është e logjikshme: deri kur do pritet! Pritja për një kohë të pakufizuar nuk është në të mirë as të Shqipërisë as të BE-së”, tha Zef Mazi.

Ndërkohë, poliikanët polakë theksuan se Polonia do të vazhdojë të mbështesë Shqiëprinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Ju keni bërë dhe arritur shumë. Keni pasur dhe do keni ne vijim mbështetjen e plotë të Polonisë në çdo hap dhe fushe te integrimit evropian”, theksuan ata.


Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese