Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Kryen me sukses transplantin e veshkës, Manastirliu viziton 27-vjeçaren: Financim 100% nga shteti

spot_img

Lajme të ngjashëm

bcf04db6a7fe654e2109387a9fe45dab

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar një 27 – vjeçare nga Tirana e cila para një muaji ka kryer me sukses transplantin e veshkës falas.

 

Nëpërmjet një postimi në facebook, Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë për Megin e cila ishte diagnostifikuar që në lindje me probleme të theksuara renale

“Kalvari i vuajtjeve për 27 vite me rradhë për Megin dhe familjen e saj, ka marrë fund!

Sot më tregoi se nuk e besonte kur e telefonuan për t’i thënë që është gati për ndërhyrjen pa pagesë dhe përputhshmëria me motrën që i dhuroi veshkën ishte e plotë. Fatmirësisht çdo gjë ka shkuar mirë dhe ditë pas dite Megi po i kthehet jetës normale, si bashkëmoshataret e saj”, shkruan Manastirliu.

Nga Janari, 16 pacientë kanë kryer transplantin e veshkave falas në spitalet jopublike, me financim 100% nga shteti. Që prej fillimit të financimit të paketës së transplantit të veshkave falas në 2015, kanë kryer transplantin 79 pacientë.

Më shumë

spot_img