Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Kryen krime mjedisore, procedohen penalisht 5 persona në Durrës (AKUZAT-VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

75e9a57092a2aa6be7f37334b55397fc

Procedohen penalisht 5 persona në Durrës për krime mjedisore, nga këto 2 për shkatërrim prone, 1 për shpërdorim toke dhe 2 për ndotje akustike e prishje të qetësisë publike.

Janë proceduar penalisht: L. S., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në lumin Zezë, Nikël, është gjetur duke marrë inerte, me mjetin tip eskavator në pronësi të tij, i pa licencuar në QKB-ja

P. Rr., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke punuar me mjetin e tij eskavator në shtratin e lumit Droje, Picrrakë, Krujë

E. Sh., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua në Shkallnur, duke bërë punime, tarraca me dhe, në pronë publike

Gjithashtu,  u proceduan penalisht E. D., 32 vjeç dhe H. L., 24 vjeç, banues në Durrës, administratorë të dy lokaleve në lagjet nr. 1 dhe nr. 5, Durrës, pasi kanë vendosur muzikë të lartë, duke shkaktuar prishje të qetësinë publike.

DETAJE: Plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, ndotjes akustike dhe krimeve ndaj pronës.

Kontrolle masive në kuadër të planit të masave për evidentimin e rasteve të ndotjes së mjedisit nga subjektet e ndryshme, ndotjes akustike, ndërtimeve pa leje, shfrytëzimit të pyjeve dhe lumenjve.

Si rezultat i kontrolleve janë proceduar penalisht 5 shtetas, 2 për shkatërrim prone, 1 për shpërdorim toke dhe 2 për ndotje akustike e prishje të qetësisë publike.

Në zbatim të planit të masave për kontrollet e subjekteve që operojnë në territorin e qarkut të Durrësit në mënyrë të jashtëligjshme, si dhe për kontrollin e mjeteve që kryejnë transporte me ngarkesa të ndryshme pa dokumentacionin përkatës, është ngritur grupi i Task Forcës, i përbërë nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Durrës, strukturat e Komisariatit të Durrësit dhe Krujës, strukturat e Policisë Rrugore dhe IKMT

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit;

L. S., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në lumin Zezë, Nikël, është gjetur duke marrë inerte, me mjetin tip eskavator në pronësi të tij, i pa licencuar në QKB-ja

P. Rr., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke punuar me mjetin e tij eskavator në shtratin e lumit Droje, Picrrakë, Krujë

E. Sh., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua në Shkallnur, duke bërë punime, tarraca me dhe, në pronë publike

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit E. D., 32 vjeç dhe H. L., 24 vjeç, banues në Durrës, administratorë të dy lokaleve në lagjet nr. 1 dhe nr. 5, Durrës, pasi kanë vendosur muzikë të lartë, duke shkaktuar prishje të qetësinë publike

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit L. S., për veprat penale “Shkatërrim prone me mjete të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim taksash”, në ngarkim të shtetasit P. Rr., për veprën penale “Shkatërrim prone me mjete të tjera”, në ngarkim të shtetasit E. Sh., për veprën penale “Shpërdorim toke” dhe në ngarkim të shtetasve E. D., dhe H. L., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img