Hapësire reklamuese

Bota

Kryeministrja Theresa May kritikohet ashpër nga shtypi dhe politika në Britani për atë çka ndodhi në konferencën me homologun turk

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May është vendosur nën kritika të forta pas vendimit për të mos dënuar pezullimin e emigracionit në SHBA nga shtatë shtete myslimane.

Gjatë konferencës me homologun turk, Binali Yıldırım, May u pyet nga gazetarët nëse e dënonte veprimin e Trump për të ndaluar emigracionin dhe nëse ishte kjo mënyra se si shtetet liberale funksionojnë. Por përgjigja e kryeministres ka zhgënjyer shumë njerëz në Britani.

“SHBA është përgjegjëse për politikën e refugjatëve në SHBA”, ishte përgjigjja e paplotë e May, e cila u mundua të shmangej disa herë.

Ky veprim është kritikuar menjëherë nga ish-kryetari i Partisë së Punës, Ed Miliband, kryebashkiaku i Mançesterit, Andy Burnham, gazetari i “The Guardian”, Alan Travis dhe gazetari i “Sunday Times”, Tim Shipman.

[iframe src='//players.brightcove.net/624246174001/82f79524-152c-485f-bcb0-09197a216c87_default/index.html?videoId=5301182558001' allowfullscreen frameborder=0 ]

Sondazh

Poll