Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
53 %
1kmh
75 %
Die
8 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç: Vizita e zyrtares së lartë të DASH ka për qëllim njohjen reciproke Serbi-Kosovë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka deklaruar se qëllimi i vizitës së ndihmëssekretares amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ka qenë “njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“Ajo që ka ndryshuar tani është se ata vetëm po dëgjojnë, po e dëgjojnë anën tonë, argumentet tona”, tha ajo.

 Duke iu referuar tryezës së dialogut, Bërnabi ka thënë më tej se “pozicioni i SHBA-së në këtë çështje është duke ndihmuar në rikthimin e Prishtinës në tavolinën e dialogut, pa marrë se Serbia s’pajtohet me SHBA-në për disa çështje bazike”.

Ditën e djeshme Bërnabiç u takua me Donfriedin dhe bëri me dije se në fokus ka qenë marrëdhëniet ekonomike dhe prezenca e madhe e kompanive amerikane në Serbi.

Kujtojmë se ditën e nesërme zyrtarja e lartë e DASH, Karen Donfried, do të vijë për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me kreun e Grupit Parlamnetar të PD, Enkelejd Alibeaj dhe deputeten Jorida Tabaku.

Më shumë




spot_img








spot_img