Hapësire reklamuese

Bota

Kryeministrja më e re në botë i jep fund beqarisë, martohet me ish-futbollistin

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministrja e Finlandes me bashkeshortin

Kryeministrja e Finlandës, e cila është edhe kryeministrja më e re në moshë, pasi është vetëm 34 vjeçe, i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me ish-futbollistin Markus Räikkönen.

Një deklaratë nga qeveria finlandeze thotë se ceremonia e martesës së çiftit u mbajt të shtunën mbrëma në rezidencën e kryeministres.

Kryeministrja e Finlandës ndau vetëm një foto nga dasma në llogarinë e saj personale në Instagram.

Kryeministrja finlandeze i ngjiti shkallët në karrierën politike me shpejtësi, pasi nga një politikane lokale arriti në vetëm 6 vite të drejtonte qeverinë finlandeze.

Në moshën 27 vjeçare hyri në Këshillin Bashkiak në qytetin e saj të lindjes, Tampere, ndërsa  më pas kryesoi Këshillin Bashkiak nga viti 2013 dhe e drejtoi atë për katër vite, duke u rizgjedhur në 2017.

Së bashku me karrierën e saj politike në nivelin lokal, ajo u ngjit në shkallët brenda partisë dhe në nivelin kombëtar. Ajo u zgjodh nënkryetare e Partisë Socialdemokrate (SDP) në 2014. Ajo hyri në parlament për herë të parë në 2015, dhe u rizgjodh katër vjet më vonë.

Në qershor të vitit të kaluar, ajo u bë Ministre e Transportit, dhe në fund të vitit u bë kryeministrja e vendit të saj.

Sondazh

Poll