Ka mbërritur në Shqipëri kryeministrja finlandeze Sanna Marin. Marin është pritur nga kryeministri Edi Rama me ceremoni zyrtare në Kryeministri.
Ky liderët janë përshëndetur me delegacionet e dy shteteve dhe më pas iu drejtuan zyrës së kryeministrit Rama.
Kujtojmë që kryeministrja Sanna Marin vjen në Shqipëri, në një kohë kur Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e NATO-s, pas agresionit rus të nisur në Ukrainë.