Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Kryeministrja e Finlandës kërkon ndjesë për foton “topless” duke u puthur me një femër tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministrja e Finlandës kërkon ndjesë për foton

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka kërkuar falje për fotografinë dy grave duke u puthur me një grua tjetër teksa të dyja kanë ngritur bluzat.

Marin ishte në qendër të kritikave javën e kaluar, pasi në internet u publikua video e festës së saj me miqtë në një rezidencë private. Ajo u detyrua të kryejë testin e drogës që rezultoi negativ.

Fotografia që tregon dy gratë duke u puthur në buzë, teksa të dyja kanë ngritur bluzat, u publikua fillimisht në TikTok nga influencerja finlandeze Sabina Särkkä, por u fshi jo shumë kohë më pas.

Vetë Marin nuk shfaqet në fotografi, por është konfirmuar se dy gratë janë miket e saj ndërsa foto është realizuar në tualetin e rezidencës së kryeministres finlandeze.

“Mendoj se fotografia nuk është e përshtatshme, kërkoj falje për të. Një foto e tillë nuk duhej të bëhej, por përndryshe, asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi në festë”, tha Marin gjatë një konference për shtyp.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll