Hapësire reklamuese

Politikë

Kryeministria dhe Ministria e Financave të bombarduara me kallashnikov, Arben Malaj publikon fotot e 98-ës

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministria dhe Ministria e Financave të bombarduara me kallashnikov,

Ish-ministri i Financave Arben Malaj përmes fotove të shkrepura në muret e Kryeministrisë më 14 shtator 1998, është shprehur se opozita ka të drejtë të protestojë, por jo të sulmojmë institucionet shtetërore.

Teksa ka publikuar muret e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Financave të cilat u shkatërruan me kallshnikovë më 98-tën, Malaj shkruan se asoj kohe protestuesit aritën që të hyjnë në këto institucione dhe të grabisin zyrtar si dhe të rrezikonin jetën e njerëzve.

Ish-ministri thotë se u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve që Partia Demokratike të tërhiqte asoj kohe protestuesit nga godina e kryeministrisë.

“Opozita ka të drejtë të protestojë, por jo të kërcënojë dhe aq më pak të sulmojë institucionet shtetërore. Në cv-në e saj politikë. Këto janë dy foto të pas 14 shtatorit 1998. Muret e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Financave u shkatërruan nga kallashnikovët e protestuesve. Ata arritën të hyjnë në kryeministri, të grabisin zyrat dhe të rrezikonin jetën e njerëzve. Vetëm një ndërhyrje  ndërkombëtare   kategorike dhe kërcënuese  për pasojat e tyre e detyroi PD-në të tërheqë protestuesit nga godina e kryeministrisë”, shkruan Malaj.

© Fotot e marra nga profili i ish-ministrit ne Facebook 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese