Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Kryeministri vendos: Data 3 janar pushim, është e premte, administrata të vazhdojë lejen (E PAZAKONTË KJO PËR EDI RAMËN)

spot_img

Lajme të ngjashëm

30091c0a862073a2c17de30d2ac9c494

QeveriA ka vendosur që data 3 janar të jetë ditë pushimi. E ka njoftuar vetë kryeministri Edi Rama. Në fakt, datat 1 dhe 2 për administratën shtetërore janë pushim për shkak të festave. Meqënëse data 3 janar I bie ditë e premte, atëherë punonjësit e administratës do të përfitojnë një ditë më shumë.

Edi Rama që shquhet si kryeministër që nuk I ka qejf pushimet e gjata për administratën, duket se këtë herë është treguar zemërthyer.

U ka lënë të gjithëve kënaqësinë e të përfituarit të një jave të tërë pushim, javë që vjen pas festës së fundvitit. Nuk është normale në një situatë si kjo që kalon Shqipëria, por duket se dalja në popull, e ka zbutur shumë edhe kryeministrin.

V E N D I MI:

PËR CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 3.1.2020, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.

Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Më shumë

spot_img