Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka deklaruar se pushtimi rus i vendit të tij ka shkatërruar më shumë se 25,000 km rrugë, disa qindra ura dhe 12 aeroporte.
Shmyhal tha se më shumë se 100 institucione arsimore, mbi 500 objekte mjekësore dhe 200 fabrika janë gjithashtu të rrënuara ose të dëmtuara nga raketat ruse.
“Rreth 35% e ekonomisë aktualisht nuk funksionon”, tha ai.
Më shumë se 300,000 km katrorë tokë ishte minuar ose kontaminuar me bomba, shtoi kryeministri.
Shmyhal vlerësoi se 30 deri në 50% e PBB-së së vendit ka humbur. Deficiti mujor buxhetor është 5 miliardë dollarë (3.9 miliardë £).
Sipas vlerësimeve të ndryshme, dëmi i drejtpërdrejtë i infrastrukturës dhe ekonomisë është rreth 600 miliardë dollarë.
Shmyhal tha se qeveria ka ndarë më shumë se 50 miliardë dollarë për rindërtim të menjëhershëm, aty ku ishte e mundur. Faza tjetër do të jetë rivendosja e infrastrukturës kryesore, si furnizimet me energji dhe ujë dhe rindërtimi i urave e rrugëve.
Faza e tretë, tha ai, do të jetë “rindërtimi i madh i vendit tonë”, përfundoi kryeministri ukrainas.