Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama sulmon sërish BE-në: E rëndë për ta që e lanë Maqedoninë të marrë vaksina në Kinë. Serbia i çoi 4000, BE s’ka çuar 2 kuti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

98a08a228d733c5c63bb3dce5258a139

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në aeroportin “Nënë Tereza” ku është duke zhvilluar një komunikim me gazetarët, ndërkohë që nga çasti në çast pritet të mbërrijnë 7020 doza vaksine Pfizer.

I pyetur lidhur me vaksinën kineze, Rama e përjashtoi marrjen e saj nga shteti ynë, por nuk e la përgjigjen me kaq.

Kreu i Qeverisë hodhi kritika të ashpra ndaj BE-së, ku tha se është e rëndë që Maqedonia u la në baltë dhe u detyrua të marrë vaksina në Kinë.

Rama: Nuk kemi marrë vaksinat kineze, për disa arsye. Edhe strategji gjeopolitike mund të jetë. Por shikoni, edhe Kinza e ka të vështirë në shpërndarje, se ka shumë kërkesa nga vende të ndryshme, mos kujtoni se po presin ata hë kush do na i kërkojë. Për mua ishte shumë e rëndë që Maqedonia e Veriut u detyrua t’i drejtohej Kinës për të marrë vaksinat kineze. U detyrua jo se dëshironte. Ishte e rëndë jo për Maqedoninë e Veriut kjo gjë, por për BE. Është gjithashtu e rëndë për BE që Serbia të dërgojë në Maqedoni 4000 doza vaksine ndërsa BE nuk i çon dot 2 kuti. Mos më bëni të flas më aman ju lutem.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img