Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryeministri shkon në Lungomare 2 dhe çuditet nga Dritan Leli: Këto vila këtu s'i merrte njeri, tani është 1800 euro m2, Rama: Ncncnc (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Rama - Leli në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në mbrëmje në Lungomare 2 në Vlorë, aty ku janë kryer 80-85% të punimeve.

Rama thotë se aty po merr formë projekti i bukur i transformimit rrënjësor të një hapësire të humbur 30 vjet mes kioskave, llozhurave e plehrave. Në facebook Rama shkruan se së shpejti përfundojnë edhe dy pishinat, ajo olimpike e ajo për fëmijë dhe këtë sezon turistik Vlora do të ketë një plazh të ri publik.

Ndërkohë teksa po kryente inspektimet, Rama është çuditur nga kryebashkiaku Leli i cili i tha se për vilat që po ndërtohet aty pranë, më herët nuk interesohej askush edhe pse ishin me 600 euro m2, ndërsa tani ka shkuar 1800 euro m2.

Leli: Ky është hoteli i ri...

Rama: E shikon si ndryshon menjëherë gjithçka?

Leli: Po po është investim i ri sapo ka mbaruar ndërkohë janë edhe këto vilat që deri dje nuk afrohej askush për t’i blerë, sot ka shkuar 1800 euro m2 nga 600 euro që ishte dhe nuk merrte kush.

Rama: Ncncn...

Leli: Vazhdon investimi nga privati për pjesën e parkimit...

Leli: Sot jemi në 85% të punimeve.

Rama: Ku do bëhej ai hotel nëse s’do bëhej e gjithë kjo?

Leli: Kurrë

Rama: E gjithë kjo duhet sikur ai i hotelit e ka të gjithë këtë para, është një plus.

Leli: Një tjetër e mirë që ka sektori privat nga investimi publik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu