Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryeministri Rama uron Imzot Arjan Dodaj, u emërua në krye të Arqidioqezës Tiranë-Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Rama uron Imzot Arjan Dodaj, u emërua në krye të

Kryeministri Rama uron Imzot Arjan Dodaj për emërimin e tij në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Pasi Imzot George Frendo ka dal në pension, vendin e tij e ka zënë Imzot Arjan Dodaj, i cili është emëruar nga vetë Papa Françesku.

"Papa Françesku emëron një Arqipeshkv shqiptar të lindur e rritur në Shqipëri, në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Urime ARJAN DODAJ dhe Zoti qoftë me Ju në këtë mision kaq fisnik", shkruan Rama.

Arjan Dodaj, lindi në Laç të Kurbinit, në Kryediqezën e Tiranë-Durrësit, më 21 janar 1977. Në vitin 1993, pasi kishte kryer shkollën e mesme në qytetin e lindjes, emigroi në Itali. U vendos në Cuneo, ku nisi të punojë.

Më 1977 kërkoi të pranohej në Vëllazërinë Meshtarake të Bijve të Kryqit, pranë Bashkësisë “Shtëpia e Marisë”, në Romë. Në rrugën e përgatitjes për meshtari, nisi studimet e filozofisë e të teologjisë pranë Universitetit Papnor “Mbretëresha e Apostujve” ku mori titullin e Bakalaureatit.

U shugurua meshtar më 11 maj 2003 nga Papa Gjon Pali II, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe u inkardinua në Dioqezën e Romës, si anëtar i Vëllazërisë meshtarake të Bijve të Kryqit, në bashkësinë ” Shtëpia e Marisë”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll