Hapësire reklamuese


Politikë

Kryeministri Rama takohet me presidentin turk Erdogan në New York

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Rama takohet me presidentin turk Erdogan në New York

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në New York për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ai po vazhdon takimet me liderët atje, ndërsa këtë të mërkurë priti në takim kryeministrin Edi Rama, i cili gjithashtu është pjesëmarrës në punimet e OKB-së.

Më pas presidenti Erdogan u takua me ish-presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç dhe ish-presidentin e Bullgarisë, Petar Stoyonov.

Kujtojmë se gjatë vizitës në New York dhe pjesëmarrjes në punimet e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shteteve të ndryshme, një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon, si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ish presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese