Hapësire reklamuese

Politikë

Kryeministri Rama shfaqet për herë të parë pas përfundimit të votimit: Patronazhistët e dinë kush ka votuar në zonën e tyre dhe janë të sigurt për punën e bërë, Exit Poll-et na japin forcë qeverisëse, por…

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Rama shfaqet për herë të parë pas

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp për herë të parë ditën e sotme, pas përfundimit të procesit të votimit në vendin tonë.

Ai ka falenderuar të gjithë patronazhistët për punën e bërë, teksa u shpreh se këta patronazhistë e dinë se kush ka votuar dhe kush nuk ka votuar në zonat e tyre, ndaj janë të bindur oër ounën e bërë.

Kryeministri foli edhe për exit poll-et që e nxjerrin fituese Partinë Socialiste, por bëri thirrje që qytetarët të mos ndikohen, pasi do të jetë rezultati i numërimit të fletëve të votimit ai që do të vendosë fituesin e këtyre zgjedhjeve.

“Për herë të parë në Shqipëri zhvillohen EXIT POLLE. Dua t’i falenderoj të gjithë ata që janë angazhuar për të futur këtë eksperiencë të re në Shqipëri dhe t’ju them të gjithëve se votat janë në kuti. Populli ka folur, tani duhet të dëgjojmë popullin dhe detyra jonë, e çdo numëruesi dhe vëzhguesi është që me përgjegjësinë më të lartë të kontribuojë për të numëruar në mënyrë korrekte votat që janë në kuti. Hamendjet, sondazhet dhe exit poll-et, pavarësisht faktit që na japin forcë qeverisëse, i përkasin parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i kutive të votimit, që është rezultati i ndeshjes. Përqëndrohuni në detyrën tuaj dhe dua ta përsëris atë që tha Bora në emrin tim, një falenderim të gjithë patronazhistëve në të gjithë territorin, që kanë bërë një punë mbresëlënëse dhe njëkohësisht janë ata që e dinë më mirë se kush ka votuar dhe kush s’ka votuar dhe duke qenë se në zonat e tyre ata janë të bindur për rezultatin e punës, dua t’i siguroj që të bindur janë edhe të tjerët. Tashmë patronazhistët të pushojnë dhe të ndjekin nga shtëpia vazhdimin e procesit. Nesër dielli do të lindë përsëri dhe Shqiëpria do të buzëqeshë. Ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse, por duam që siç ishte kjo ditë kaq e bukur dhe e qetë falë mirësjelljes demokratike të të gjithëve, duhet të jetë edhe vazhdimi i këtij procesi, dhe nga ky proces të dalë e fituar Shqipëria dhe partia që do të qeverisë vendin”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll