Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield. Diplomatja amerikane mbërritii ditën e djeshme në vendin tonë, ku u prit nga ambasadorja Yuri Kim.
Thomas-Greenfield do të qëndrojë në Shqipëri për dy ditë, ku do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të vendit.
Gjithashtu zyrtarja e SHBA sot do të zhvillojë një bisedë më presidentin Bajram Begaj.
Zyrtarja e lartë do të shprehë mirënjohjen për lidershipin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka treguar, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi një gamë të gjerë çështjesh në mbarë botën.
“Me anëtaren e kabinetit të Presidentit Biden, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield”, shkruan Rama në foton e shpërndarë në Facebook.