Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë dhjetëra fotografi të realizuara nga optika e aparatit që ka ndjekur hap pas hapi takimin historik të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, në Shqipëri.
Ajo që bie në sy përveç fotografive të zgjedhura me kujdes janë edhe komentet pozitive thuajse në secilën nga fotografitë e postuara.
Albumi titullohet “Shqipëria në drejtimin e duhur” ndërsa në përshkrim shkruhet:
“Sot me Sekretarin e Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës së tij të shumëpritur dhe tejet inkurajuese në Tiranë. Mbështetja pa asnjë ekuivok e reformave nga ana e Sekretarit të Shtetit dhe konsideratat shumë pozitive të tij për progresin e bërë në këtë periudhë reformash, janë një motiv i rëndësishëm krenarie po edhe përgjegjësie më të madhe."
Sot me Sekretarin e Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës së tij të shumëpritur dhe tejet inkurajuese në Tiranë. Mbështetja...
Posted by Edi Rama on Sunday, February 14, 2016