Hapësire reklamuese

Politikë

Kryeministri Rama komenton burgosjen e Emiljano Shullazit

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dënimin me 14 vite burg që u dha sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin. Kreu i qeverisë i ka kthyer përgjigje opozitës, që e akuzon se Shullazi ka lidhje me qeverinë e tij.

 

“U fol për Shullazin, as emrin nuk ia kam përmendur, dhe sot ai dënohet 14 vjet. Tani këtë person e krijoi PS? E krijova unë? Apo ishte i kudondodhur? Kush e arrestoi”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në emisionin Repolitix.

Gjykata dënoi sot me 55 vite burg në total bandën e Emiljano Shullazit. Procesi gjyqësor ndaj tij zgjati plot 2 vite. Presion të madh për arrestimin e Shullazit dy vite më parë ka bërë edhe ambasadori amerikan në atë kohë, Donald Lu. /newsbomb.al

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.