Hapësire reklamuese

Politikë

Kryeministri Rama: Kemi mbetur peng i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve të tjera! Por nuk duhet të humbasim durimin për në Europë

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Rama: Kemi mbetur peng i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama është shprehur këtë të premte se Shqipëria është në një situatë të çuditshme bllokimi, peng i një mosmarrëveshje mes dy vendeve të tjera. Ra i referohet konfliktit Bullgari-Maqedoni që ka bllokuar procesin e integrimit për të dy vendet.

Në konferencën e 18-të Adriatiko-Jonian, Rama u shpreh se megjithatë duhet bërë durim pasi Europa është e vetmja rrugë që Shqipëria duhet të ndjekë. Ai tha se për vendet e pasura BE është një bankomat, kurse për ne një "plan A, B, C".

"Të gjithë ne e kemi kuptuar që procesi i Integrimit nuk është i lehtë, në momentin që flasim, Shqipëria është në një proces të çuditshëm bllokimi, është nga ato situata që vetëm BE mund ta krijojë.

Nuk ka ndonjë shpjegim të matur se si mund të trajtohet, si mund të mbetesh peng i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve të tjera. Por kësisoj na duhet të ecim përpara, dhe të mos e humbasim durimin, pasi Europa është e vetmja gjendje e natyrshme e Shqipërisë.

Për disa që janë të pasur Europa është një bankomat, Europa për ne është zgjedhja e parë me vullnet të lirë në histori, kemi qenë nën perandori të ndryshme, por nuk ishte zgjedhja jonë, ishim të detyruar që të jetonim në diktaturë për rreth gjysmë shekulli. Për ne Europa është plani A, B, C", u shpreh kryeministri.

Një mesazh Edi Rama e pati dhe për fqinjët që ishin të pranishëm në këtë takim. Rrëmujën e kemi krijuar njëri-tjetrin, tha kryeministri, duke shtuar se konfliktet duhet të lihen pas.

"Fqinjët nuk I zgjedh. Komshi i mirë shtëpi e lumtur. Ne jemi këtu Shqipëria nuk do të shkojë askund. Këtu është shtëpia jonë. Ashtu si serbët, malazezët, kroatët. Na duhet të rritemi dhe të harrojmë rrëmujën që kemi krijuar për njëri tjetrin dhe të mos harrojmë sa shumë kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë në dëm të së ardhmes tonë për shkak të telasheve që kemi hapur vetë"

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.