Hapësire reklamuese

Politikë

Kryeministri Rama inspekton Automotoparkun: Formula 1 në Elbasan në 2027

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Rama inspekton Automotoparkun: Formula 1 në Elbasan në

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar Automotoparkun e ri që po ndërtohet në Elbasan. Ai kërkoi që punimet të vijonin me ritme të shpejta, ndërsa nuk ngurroi të tregonte synimin për garën e parë të cirkuitit “Formula 1” në vitin 2027.

I pari i qeverisë theksoi disa herë se punimet e këtij projekti duhet të përfundojnë në vitin 2026-të, për t’i lënë radhën garës së “Formula 1”. Gjithashtu kërkoi vëmendje maksimale edhe për peizazhin rreth Automotoparkut.

Duhet me pas parasysh, circuiti Formula Uno, që nëse ne do ta kemi gati në 2027 për garën e parë, duhet që ne nga ana jonë ta shohim jo vetëm nga pikëpamja teknike që ka vetë circuiti, por edhe e peizazhit sepse është promovim shumë i madh për Shqipërinë dhe duhet të bëjmë një projekt edhe për të gjitha sistemimet rreth e rrotull që janë pjesë e imazhit të kamerave.

Edhe për shtëpitë rreth e rrotull, peizazhin për kodrat, për mbjellje pemësh, për konsolidim të imazhit të fasadave për të krijuar një pamje që të jetë një –pamje e një vendi tërheqës.”, tha kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë që pista e cirkuitit të parë shqiptar do të jetë 5.3 km e gjatë prej një sipërfaqeje prej 500 metër katror afër lumit Shkumbin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese