Edi Rama reagon për sulmet ushtarake që Rusia nisi mëngjesin e kësaj të enjteje mbi Ukrainën. Prej orëve të para të mëngjesit, raketa balistike dhe avionë bombardues rusë janë lëshuar mbi kryeqytetin Kiev dhe zona të tjera të Ukrianës.
“Ne bashkohemi me NATON dhe aleatët e BE për dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, shkruan Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
We join our @NATO and #EU allies in the firm condemnation of Russia’s agression. Our thoughts are with the Ukrainian people.
— Edi Rama (@ediramaal) February 24, 2022
Newsbomb.al ka transmetuar prej mëngjesit lajmet e mediave ndërkombëtare që kanë reporterët e tyre në Ukrainë. Trupat ushtarake ruse janë parë në bregun jugor të Ukrainës duke kaluar kufirin, ndërsa shpërthime janë raportuar në të gjithë vendin, duke përfshirë në Kiev, Kharkiv, Mariupol, Dnipro, Odessa, Slavayansk dhe Kramatorsk.
Dy shpërthime të mëdha u raportuan se u dëgjuan nga qyteti i Mariupol njëra pas tjetrës.