Hapësire reklamuese

OpEd

“Kryeministri përsëri pa brekë”

Shkruar nga Newsbomb

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al. *Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i këtij materiali!

Ky shkrim është një vështrim personal në lidhje me filmin "I love Tropoja", si eventi më i përfolur dhe i debatuar artistiko-politik i ditëve të fundit.

Më duhet ta shënoj që në fillim, për të fashitur çdo lloj hamendësimi; me Ermal Mamaqin kam njohje personale, për arsye të punës në televizion. Kemi njëfarë miqësie, por jo aq sa t'i bëj publicitet gratis, për më tepër në rastet kur nuk i duhet ose nuk e meriton.

Filmi "I love Tropoja" është filmi më komercial i prodhuar ndonjëherë në Shqipëri.

Kjo do të thotë se qëllimi i vetëm pse ky film "ka ardhur në jetë", është që prej tij të fitohen para. Sistemi quhet kapitalizëm, ekonomia është ajo e tregut dhe e sipërmarrjes së lirë. Producenti Mamaqi, si rrallëkush në Shqipëri, ka arritur të sigurojë në tregun e sponsorizimeve ndoshta shumën më të madhe të mbledhur ndonjëherë për të prodhuar një film. Me këto para ka angazhuar një grup krijuesish, aktorësh dhe kineastësh dhe ka realizuar filmin "I love Tropoja"! Për të mundësuar shitje sa më të gjerë të produktit të tij, producenti Mamaqi ka bërë një revolucion në mënyrën e shfaqjes së një filmi kinemaje, duke angazhuar sallën më të madhe dhe më të shtrenjtë në vend, me një ekran super gjigand dhe me një akustikë profesionale. Për të komunikuar me publikun, për ta ftuar atë që të blejë dhe të konsumojë produktin e tij, Mamaqi ka organizuar një nga fushatat më agresive dhe gjithpërfshirëse të marketingut dhe të "public relation" që kanë bërë ndonjëherë në Shqipëri!

Për të gjithë këtë sipërmarrje gjigande, Mamaqi meriton respekt! Super manaxher!

A do të qeshin spektatorët me filmin"I love Tropoja"?

Po, spektatorët do të qeshin. Kjo është e garantuar. Gjatë projeksionit të parë të filmit, unë isha i pranishëm në sallë dhe shihja e dëgjoja njerëz që qeshnin me buzë, me zë të ulët, me zë të lartë, madje disa edhe me lëkundje të mëdha trupore gjatë gjithë filmit.

A do të dalin të kënaqur të gjithë nga kinemaja pasi kanë parë "I love Tropoja"?

Ata që kënaqen vetëm pse qeshin, padyshim po, do të kënaqen pa masë. Ata që kanë pretendime qoftë edhe minimale estetike nga një film, mund të mbeten të zhgënjyer. Ata që janë profesionistë të fushës apo kanë njohje të mira të kinematografisë, mund të irritohen. Unë qesha në dy tre vende, por nuk u kënaqa nga filmi. Kjo jo për arsye që kanë të bëjnë me filmitn sesa me mua personalisht. Duke punuar me humorin dhe duke parë (pothuaj) çdo film cilësor që del në Botë, shijet dhe gjykimi im ka ndryshuar dhe unë e kam humbur të drejtën të rekomandoj ose jo filma tek njerëzit që nuk janë të profesionit. Një njeri që punon në fabrikën e sheqerit, nuk para e kënaq dot me bakllava, sado të mirë ta kesh bërë. Në këtë pikëpamje, këtë shkrim mos e merrni as si ftesë, as si pengesë për të parë filmin. Vlerësoni kuriozitetin dhe dëshirën tuaj për të kërkuar të qeshura dhe zbavitje. Nëse filmi shet bileta dhe shihet në masë, do të thotë se producenti ia ka arritur qëllimit dhe me siguri do të rreket të prodhojë një tjetër. Është në të drejtën e vet. Në kohën e ekonomisë së tregut në një vend të korruptuar si yni, ka vetëm një mënyrë për të konkuruar një produkt; të prodhosh "ti" një më të mirë! Debatet dhe komentet pro apo kundër, janë thjesht publicitet!

Sipas mendimit tim, pavarësisht 'ambalazhimit' me humor, filmi përcillte edhe mesazhe të gabuara. Fakti që filmi kishte mbështetje të pakushtëzuar qeveritare, më befasoi. Qershia mbi tortë ishte pjesmarrja si personazh në këtë film e njeriut më të rëndësishëm të shtetit! Megjithëse episodik, personazhi i interpretuar prej tij, i dha zgjidhjen plotit të filmit. Një zgjidhje banale dhe arbitrare. Ashtu si zgjidhjet që aktori në fjalë u jep problemeve që ka ky vend.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.