Me sa duket politikanët kanë filluar të kujdesen më shumë sesa duhet për ata që duan t’i ndjekin.
Kreu i qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj mesa duket ka nisur të shqetësohet për gazetarët që do marrin pjesë në konferencat e tij.
Në ambjentet e kryeministrisë ai ka vendosur pije dhe ushqime të ndryshme në sallën e gazetarëve, shkruan Indeksonline, raporton newsbomb.al.
Përfaqësuesit e mediave mesa duket kanë mbetur të kënaqur nga ky fakt dhe kanë nisur menjëherë vetëshërbimin për të shijuar ushqimin dhe ëmbëlsirat e ndryshme.