Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kryeministri Kurti: Qytetarët prishin më shumë para sepse kanë, dhe besojnë se do kenë në vazhdim

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Kurti: Qytetarët prishin më shumë para sepse

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës është shprehur sot në Kuvend se konsumi në vendin e tij është rritur dhe varfëria është ulur. Sipas tij, qytetarët kanë të ardhura ndaj dhe prishin.

“Rritja e konsumit, rritja e shpenzimeve nuk do të ishte i mundur nëse do të rriteshin përgjithithësisht varfëria, skamja. Pra, njerëzit shpenzojnë vetëm sepse kanë të shpenzojnë. Pra, nuk është e mundshme të shpenzosh nëse nuk ke të shpenzosh. Është kundërthënie logjike. E para. Por ka edhe një arsye tjetër pse njerëzit shpenzojnë. Njerëzit nuk shpenzojnë vetëm se thjesht kanë, por njerëzit shpenzojnë kur besojnë që do të vazhdojnë të kenë. Përndryshe nuk shpenzojnë. Dhe ky do të mund të ishte edhe njëfarë lloj le të themi definicioni i shpresës në kuptimin e saj në ekonominë e tregut”, tha ai.

Kryeministri shtoi se qytetarët shpenzojnë edhe sepse “besojnë se do të vazhdojnë të kenë”.

“Pra, njerëzit shpenzojnë sepse kanë të shpenzojnë, por para se gjithash, e do të thosha edhe mbi të gjitha, njerëzit shpenzojnë sepse besojnë se do të vazhdojnë të kenë në mënyrë që të shpenzojnë edhe në të ardhmen. Pra, njerëzit më parë shpenzojnë sesa kursejnë kur kanë shpresë, kur besojnë që e ardhmja është më e mirë sesa e tashmja. Kur besojnë që ditët e ardhshme nuk do të jenë më të errëta, por më të nditshme sesa këto të tashmet. Prandaj, edhe të hyrat doganora edhe ato të Administratës Tatimore të Kosovës janë rritur”, u shpreh Albin Kurti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll