Hapësire reklamuese

Bota

Kryeministri kanadez kritikon ashpër presidentin amerikan Trump: Komentet e bëra ndaj 4 kongresmeneve tërësisht të papranueshme

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau kritikoi ashpër presidentin amerikan Donald Trump mbi sulmin ndaj katër kongresmeneve amerikane.

Deklaratën e bëri gjatë samitit Kanada – BE, në konferencën për shtyp të liderve ditën e sotme.

“Komentet e bëra të lëndojnë, janë të gabuara dhe tërësisht të papranueshme. Dhe dua që gjithkush këtu në Kanada të dijë se këto komente janë tërësisht të papranueshme dhe nuk do të lejohen apo të inkurajohen në Kanada”, tha publikisht kryeministri kanadez.

Një javë më parë, presidenti amerikan Donald Trump nëpërmjet disa tëitter-ve rresht bëri disa komente për punën e katër kongresmeneve gra, duke u thënë të kthehen nga vendet që kanë ardhur për të rregulluar situatën në vendet e tyre.

Deklaratat e Trump kanë shkaktuar një valë të madhe reagimesh ndërkombëtare, duke i konsideruar ato si rraciste, të papranueshme edhe Brenda vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sondazh

Poll