Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Kryeministri ka kartelë psiqiatrie, do e tregojë në 26 prill”, Meta “kërcënon” Ramën: Zoti e ruajtë po bëri si në Dibër e Shijak! Jam krenar që takoj Bujar Leskajn sepse ai është legjendë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Meta në një deklaratë për mediat nga qyteti i Vlorës, ka “kërcënuar” kryeministrin Rama, duke u shprehur se nëse Rama do të kërkojë të bëjë ato që bëri në Dibër dhe SHijak, atëherë “Zoti e ruajtë”.

Ai tha se kryeministri ka një kartelë psikiatrie që nga komunizmi, të cilën do e tregojë në 26 prill për të kërkuar mëshirë për shkeljet kushtetuese, ndërsa shtoi se është krenar që takohet me Bujar Leskajn, pasi ky i fundit është legjendë.

“Kryeministri në detyrë ka një kartelë të psiqiatrisë që nga koha e komunizmit. Në 25 prill, kur Vlora dhe Shqipëria të thotë fjalën e saj, ai do nxjerrë kartelën dhe do kërkojë falje dhe mëshirë për të gjitha shkeljet Kushtetuese. Por Damiani nuk ka kartelë të tillë, as shumë ministra e drejtorë. Unë në Vlorë do jem nga sot deri në 26 prill, do jem ditën dhe do jem natën. Siç e kam ftuar dje Damian Gjiknurin, me Nikoll Lesin, me Ylli Rakipin, e ftoj Edi Ramën kur të dojë se këtu më ka mua. Kujton Edi Rama, kujton ky tërmeti se në Vlorë do bëjë atë histori që ka bërë në Dibër e Shijak, pastaj Zoti e ruajtë.

Ai përmend Bujar Leskajn. Bujar Leskaj është një legjendë, një institucion i Shqipërisë. Njerëz si Bujar Leskaj nuk i korrupton dot, sepse janë patriotë. Unë do jem 24 në 24 orë në Vlorë deri në 26 prill. Kam ardhur natën dhe ditën. Nëse Bujar Leskaj është subjekt i OFL-së, jam krenar që jam takuar me Bujar Leskajn. Zoti Rama zoti tërmet e qamet, çfarë janë ata, janë të ftuar të ballafaqohen me mua.
Vlora do votojë për vajzat e saj, për zonjat e saj, për të gjtihë ata që nuk lejojnë që Vlora të zëvendësojë të rinjtë me bangladeshasit.
Vlora ia bën fora, bjeri mor të lumtë dora. Këtu jemi deri në 26 prill, ma thërrisni Edi Ramën”,tha Meta.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img