Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje vendeve europiane që të njohin Jeruzalemit si kryeqytet. Kjo kërkesë e kryeministrit vjen pas njohjes nga SHBA.
Sakaq, Netanyahu ndodhet në Bruksel dhe kjo është hera e parë që një kryeministër izraelit ka vizituar kryeqytetin belg në më shumë se 20 vjet.
Ndërsa, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini iu përgjigj se qëndrimi i bllokut europian mbi këtë çështje është i pandryshuar.