Hapësire reklamuese

Politikë

Kryeministri italian jep lajmin e mirë për turistët: Italia gati të mirëpresë botën, ja kur do të jemi gati

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri italian jep lajmin e mirë për turistët: Italia gati

Kryeministri italian Mario Draghi ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë turistët. Në mbledhjen e G20 ku u fol për turizmin, Draghi njoftoi se Italia do të jetë gati të mirëpresë qytetarë nga e gjitha bota.

Ai tha se vendi do të jetë gati duke filluar nga java e dytë e qershorit, ndërsa shtoi se qeveria italiane ka prezantuar një leje kombëtare të gjelbër që do të hyjë në fuqi në gjysmën e dytë të majit.

“Italia është gati të mirëpresë botën. Ne duhet të ofrojmë rregulla të qarta dhe të thjeshta për të siguruar që turistët mund të vijnë tek ne në mënyrë të sigurt. Vendi do të jetë gati nga gjysma e dytë e qershorit . Ndërkohë, qeveria italiane ka prezantuar një leje kombëtare të gjelbër, e cila do të hyjë në fuqi nga gjysma e dytë e majit,” tha Draghi në mbledhjen e G20 për turizmin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu