Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Kryeministri italian: Do doja të mësoja gjuhën shqipe, me Ramën do të takohemi për investime të reja

spot_img

Lajme të ngjashëm

8fedaae4411bd6b70273b4cb747a1a9c

Kryeministri Italian Giuseppe Conte i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës me kryeministrin Rama.

 

Teksa fliste për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë në turizëm, Conte nuk nguroi të bënte dhe një koment për gjuhën shqipe, që sipas tij është e vështirë por i pëlqen.

‘Shqipja gjuhë e vështirë, do doja ta mësoj, do më pëlqente’, u shpreh Conte.

Më tej Conte theksoi se vizita e radhës me Ramën do të jetë për investimet e mëtejshme në biznes.

Sipas Contes, objektivi është që të kalojnë nivelin e vitit 2018.

‘Ka disa nisma dypalëshe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet dhe për këtë patëm rastin për të diskutuar që duhet sa më parë që të kemi një vizitë më të gjatë për të diskutuar më tej forcimin e marrëdhënieve ekonomike. Ka dëshirë nga investitorët italianë për të investuar më tepër, por kërkohen disa garanci në luftën ndaj trafiqeve të paligjshme. Kjo e bën klimën edhe më tërheqëse, si dhe do të lehtësojë në hartimin e strategjive të investimeve. Objektivi është që të tejkalojmë shkëmbimin prej 2.5 miliardë. Duhet të bëjmë më tepër, pasi është në interesin tonë’, tha kryeministri italian.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img