Kryeministri i ri i Malajzisë, Anëar Ibrahim, ka njoftuar se nuk do të përdorë si automjet zyrtar limuzinën luksoze “Mercedes-Benz S600″.
Anëar Ibrahim, i cili filloi detyrën si kryeministri i 10-të i Malajzisë,tha se në vend të mjetit luksoz do të përdorë ndonjë makinë tjetër të thjeshtë e cila ndodhet në Kryeministri.
“Ju bëj me dije se kam refuzuar të përdor automjetin e markës Mercedes S600, i cili më është blerë dhe furnizuar nga Kryeministria para se të marr detyrën. Nuk dua të bëhen shpenzime të reja për mua”, tha ai.
Gjithashtu, ai tha se nuk do të marrë rrogën e kryeministrit dhe se në zyrën e tij nuk do të ketë mobilje të reja.
Më tej, Ibrahim, i cili ka deklaruar se do të zvogëlohet edhe numri i ministrave në kabinet, tha se ministrave në kabinet u është kërkuar që të mbështesin propozimin për uljen e pagave.