Kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennett është zotuar të bashkojë kombin e shkatërruar nga katër zgjedhje në dy vjet bllokim politik.
Ai tha se qeveria e tij do të punojë për hir të të gjithë njerëzve, duke shtuar se përparësitë do të ishin reformat në arsim, shëndetësi dhe shkurtimi i burokracisë.
Bennett erdhi në qeveri pas largimit në Benjamin Netanyahu, i cili ka drejtuar shtetin për 12 vite.
Bennett, udhëheqësi i partisë Yamina, do të jetë kryeministër deri në shtator 2023 si pjesë e një marrëveshje për ndarjen e pushtetit. Ai pastaj do t’ia dorëzojë pushtetin Yair Lapid, kreut të qendrës Yesh Atid, për dy vjet të tjerë.
Netanyahu – Kryeministri më jetëgjatë i Izraelit – do të mbetet kreu i partisë së krahut të djathtë Likud dhe do të bëhet udhëheqës i opozitës.