Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Kryeministri i Kroacisë: Nëse Putin shkel në vendin tonë, do e arrestojmë

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç është shprehur se nëse presidenti rus, Vladimir Putin do të shkelë në Kroaci, do të arrestohet.

Ai tha se do arrestohet Putin pasi është dhënë urdhër nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë.

“Nëse Vladimir Putin, në emër të të cilit Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lëshuar një urdhër arresti do të vijë në Kroaci, ne do ta arrestojmë menjëherë”, tha Plenkoviç, dje nga Bruksel.

Plenkoviç kujtoi se Kroacia ka aderuar në statutin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, si dhe se është miratuar ligji për bashkëpunim me atë gjykatë.

“Ai ligj parashikon të gjitha procedurat në rast se ekziston një urdhër për arrestimin e një personi dhe, me sa di unë, imuniteti nuk zbatohet”, tha ai.

Më shumë