Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
65 %
0.6kmh
0 %
Mar
16 °
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Kryeministri i Izraelit merret në pyetje nga policia për tre orë rresht

spot_img

Lajme të ngjashëm

226868c60ba5693dbaa59130c910795a

Autoritetet kanë marrë në pyetje kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për tre orë rresht, lidhur me akuzat se ai ka pranuar dhurata të shtrenjta nga dy biznesmenë, konfirmuan zyrtarët e policisë.

“Njësia kombëtare e policisë mori në pyetje kryeministrin izraelit,  Benjamin Netanjahu, lidhur me dyshimet se ka pranuar të mira materiale të shtrenjta”, sipas një deklarate të policisë.

“Ai u pyet për tre orë në rezidencën e tij. Në këtë fazë nuk ka detaje të mëtejshme për të dhënë”, thuhet më tej në deklaratë.

Prokurori i përgjithshëm izraelit, Avichai Mandelblit konfirmoi ndërkohë dhjetëra persona të marrë në pyetje në Izrael dhe jashtë vendit si pjesë e hetimeve të fundit.

Ministria e Drejtësisë ka publikuar një deklaratë që konfirmon se ka nisur një hetim.

Deri më tani, prokuroria nuk ka konfirmuar raportet e medias lidhur me një hetim të vazhdueshëm.

Kryeministri hodhi poshtë akuzat të dielën në një deklaratë.

Policia izraelite ka hetuar më parë kryeministrin lidhur me parregullsi financiare.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img