Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Kryeministri i Italisë jep sot dorëheqjen, mediat vendase zbulojnë lëvizjen taktike të Giuseppe Contes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

911f0da0c7b101a36787972680bd0208

Kryeministri italian Giuseppe Conte do të japë sot dorëheqjen, një lëvizje taktike që synon maksimizimin e shanseve të tij për të udhëhequr me një qeveri të re.

Conte do të mbajë një takim kabineti në 09.00 të mëngjesit përpara se t’i dorëzojë zyrtarisht dorëheqjen presidentit Sergio Mattarella, njoftoi zyra e tij në një deklaratë.

Kryeministri i Italisë mbijetoi në të dy dhomat e parlamentit javën e kaluar, pasi ish-kryeministri, Matteo Renzi shkaktoi një krizë politike duke tërhequr partinë e tij “Italia Viva” nga koalicioni qeverisës. Sidoqoftë, votëbesimi në dy dhomat e parlamentit e la Conten në pushtet, por vetëm me një shumicë të dobët dhe ai që atëherë nuk ka arritur të forcojë mbështetjen.

Sipas mediave atje, Conte ka qenë nën presion nga dy partitë kryesore të koalicionit – Lëvizja Pesë Yje (M5S) dhe partia Demokratike (PD) – për të dhënë dorëheqjen paraprakisht para votimit të së Mërkurës, në mënyrë që të ketë një shans më të mirë për të marrë një mandat nga Mattarella për të formuar një qeveri të re të mbështetur nga një koalicion më i gjerë.

Më shumë

spot_img
spot_img