Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Kryeministri i Italisë Giuseppe Contes u komunikon ministrave dorëheqjen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

828ad4b4224e6059bf8155d47af6d495

Kryeministri Giuseppe Conte u ka komunikuar pak momente më parë dorëheqjen ministrave të tij.

Conte ka mbajtur një takim me kabineti në 09.00 të mëngjesit ku i ka njoftuar edhe dorëheqjen, ndërsa pak më vonë do të dorëzojë zyrtarisht dorëheqjen presidentit Sergio Mattarella.

Më herët mediat italiane thanë se dorëheqja ishte një taktikë e Conte që synon maksimizimin e shanseve të tij për të udhëhequr me një qeveri të re.

Kryeministri i Italisë mbijetoi në të dy dhomat e parlamentit javën e kaluar, pasi ish-kryeministri, Matteo Renzi shkaktoi një krizë politike duke tërhequr partinë e tij “Italia Viva” nga koalicioni qeverisës. Sidoqoftë, votëbesimi në dy dhomat e parlamentit e la Conten në pushtet, por vetëm me një shumicë të dobët dhe ai që atëherë nuk ka arritur të forcojë mbështetjen.

Sipas mediave atje, Conte ka qenë nën presion nga dy partitë kryesore të koalicionit – Lëvizja Pesë Yje (M5S) dhe partia Demokratike (PD) – për të dhënë dorëheqjen paraprakisht para votimit të së Mërkurës, në mënyrë që të ketë një shans më të mirë për të marrë një mandat nga Mattarella për të formuar një qeveri të re të mbështetur nga një koalicion më i gjerë.

Më shumë

spot_img
spot_img