Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Kryeministri i Hungarisë: Sanksionet ndaj Rusisë nuk duhet të përfshijnë ndalimin e importeve ruse të energjisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri hungarez Viktor Orban u shpreh ditën e sotme se Hungaria dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrianës, por ajo nuk mbështet sanksionet kundër Moskës që përfshijnë ndalimin e importeve ruse të energjisë.  

“Ndërsa ne dënojmë ofensivën e armatosur të Rusisë dhe dënojmë gjithashtu luftën, ne nuk do të lejojmë që familjet hungareze të paguajnë çmimin e luftës; dhe kështu sanksionet nuk duhet të shtrihen në zonat e naftës dhe gazit”, tha Orban.

“Zgjerimi i sanksioneve ndaj sektorit energjetik rus do të përfaqësonte një ‘barrë në mënyrë disproporcionale të madhe’ për Hungarinë, shtoi ai.

Shumica e importeve të naftës dhe gazit natyror të Hungarisë vijnë nga Rusia dhe 90% e familjeve hungareze ngrohin shtëpitë e tyre me gaz, ndaj kjo është arsyeja që Orban nuk pranon sanksionet ndaj Rusisë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img