Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryeministri i Holandës komplimenton Ramën: E kam mik prej vitesh, sot feston 58-vjetorin por nuk e tregon fare!

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri i Holandës komplimenton Ramën: E kam mik prej vitesh, sot

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij holandez Mark Rutte janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët për media.

Në nisje të konferencës, kryeministri Rutte është shprehur se Ramën e ka “mik të mirë” dhe se njihen prej vitesh. Rutte nuk harroi ta urojë kryeministrin Rama për ditëlindjen e tij të 58-të.

“Jemi miq të mirë, dhe njihemi prej vitesh. Është kënaqësi ta kem këtu për ditëlindjen e tij. Feston ditëlindjen e tij të 58-të, ndonëse nuk e tregon fare. Të uroj shumë vite të lumtura dhe plot shëndet”, tha Rutte.

Edhe kryeministri Rama falenderoi Rutte, duke thënë se mezi pret që të jetë sot në darkën e tij të ditëlindjes.

"Është kënaqësi të jem këtu. Ai është më i ri, por ka më shumë përvojë. Mezi pres darkën e ditëlindjes me të".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll